Lajmet e fundit

Një kameraman i Al Jazeera-s i plagosur në një sulm me raketa në Gaza, ka vdekur, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu raportohet se dy gazetarë që punonin për rrjetin televiziv me bazë në Katar u plagosën në shpërthimin në jug të Gazës.
Kameramani Samer Abu Daqqa tani ka vdekur nga plagët e tij, thotë Al Jazeera.
Kryekorrespondenti Wael al Dahdouh u plagos gjithashtu kur një dron qëlloi një raketë në një strehë të kthyer në shkollë në qytetin jugor Khan Younis.