Lajmet e fundit

Neymar sot pritet të zyrtarizohet te skuadra arabe AL-Hilal.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizo Romano, Al Hilal planifikon që ta prezantojë brazilianin më vonë sot.
Të gjitha dokumentet janë nënshkruar të hënën mes klubeve dhe lojtarit, transmeton Klankosova.tv.
Ai është pjesë e Parisit që nga viti 2017, i cili është transferuar nga skuadra e Barcelonës me vlerë 222 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Këtë epitet, Neymari e mban akoma. Ai do të transferohet në Arabi për rreth 90 milionë euro.