Lajmet e fundit

Është ekstraduar për në Spanjë ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani.
Ai do të përballet me drejtësinë për shkak se dyshohet se ka grabitur shtëpinë e yllit të Real Madridit, Karim Benzema.
Prodani akuzohet se ka vjedhur dy herë në shtëpinë e Benzemas.
Ish-drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit ishte arrestuar më 7 maj.
Alfred Prodani, ishte në kërkim nga Gjykata e Corunas që nga viti 2013-të për veprën penale "Vjedhje me dhunë".
Prodani është një nga shqiptarët e parë të ekstraduar në Spanjë, si të dyshuar për vepra kriminale, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Spanjës në muajin mars, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Klankosova.tv