Aktori dhe komediani britanik Russell Brand u paraqit në një gjykatë në Londër të premten për t'u përballur me akuzat për përdhunim dhe akuza të shumta për sulm seksual në raste që lidhen me katër gra të ndryshme më shumë se dy dekada më parë.
Brand, dikur një nga prezantuesit të profilit të lartë në Britani dhe ish-bashkëshorti i këngëtares amerikane të muzikës pop Katy Perry, ka mohuar vazhdimisht akuzat qëkur ato u transmetuan për herë të parë dy vjet më parë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.