Lajmet e fundit

Një video kontradiktore ku një bebes i shpohen veshët ka ngjallur debat të ashpër online, ku disa e kanë konsideruar të jetë “abuzim me fëmijë”.
Klipi i shkurtër, që besohet të jetë xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u publikua në faqen Piercings Facebook më herët gjatë këtij muaji, duke arritur 3.6 milionë vizitorë dhe 12 mijë komente.
Teksa i shpohen veshët, vogëlushja fillon të qajë dhe bërtasë, ndërkaq nëna dhe stafi mundohen që ta qetësojnë.
Të shqetësuar nga kjo video, shumica e komenteve ishin të mbushura me urrejtje dhe mosbesim, duke shkuar deri në pikën ku edhe ky veprim i nënës llogaritej të ishte “abuzim me fëmijë”.
“Barbare! Pse do t’ia bënte dikush këtë bebes së saj?”, shkroi një përdorues i Facebook në atë postim.
Ndërkaq NHS thotë që pirsingu është një procedurë e sigurt përderisa bëhet nga një praktikues i licencuar.