Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, e ka përjetuar goxha rëndë humbjen në finalen e playoff-it kundër Turqisë, që u zhvillua më 31 mars në "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Muriqi u akuzua sidomos nga një tifoz për shitje të lojës.
"Pirati" në një intervistë për Klan Kosovën deklaroi se e ka menduar që edhe ta padis atë edhe në gjyq.
"Kurrë nuk kam reaguar për kritika, por për akuza të këqija për një lojtar si unë për një kosovar që e ka shpirtin deri në gjakun e fundit kosovar që ka dhënë shumë për shtetin e vet që ka kontribuar në aspektin brenda fushës, por edhe jashtë fushë që ka kontribuar familja e vet që ka çuar ushtar në UÇK prej familjes së vet Muriqve, unë s'di o duhet me qenë o i pashpirt o provokator i Serbisë", u shpreh Muriqi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=9aJFEP4g2WE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.