Lojtari i Manchester United, Antony, po akuzohet se sulmoi ish të dashurën e tij Gabriela Cavallin me një goditje në kokë në një dhomë hoteli në Mançester më 15 janar.
23-vjeçari, për pasojë, ka mbetur jashtë listës së kombëtares së Brazilit.
E Manchester United për herë të parë u deklarua për këtë çështje.
Klubi tha se i merr seriozisht akuzat e bëra ndaj sulmuesit brazilian, Antony.
“Manchester United i di akuzat e bëra kundër Antonyt dhe njofton se Policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme”, ka thënë Man United.
Klubi më tej tha se e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje, “duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet pasuese që do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimit”. /KlanKosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.