Lajmet e fundit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në shënimin e kryengritjes së vitit 1956 kundër represionit sovjetik, thirri edhe një herë për rezistencë.
Veçse kësaj herë ndaj Brukselit. Kjo pasi pikërisht Bashkimi Evropian, sipas Orbanit, po ia rrezikon pushtetin.
Hungarezi, duke e krahasuar Bashkimin Sovjetik me BE-në, tha se këta të fundit po planifikojnë edhe zgjerim të luftës.
Për shkak të mbështetjes së pashoq të Orbanit ndaj Moskës, BE-ja ka pezulluar mbështetjen financiare në vlerë miliarda euro për Hungarinë.
Kundërshtimet e kësaj të fundit me Unionin nuk janë të reja, pasi ata kanë mospajtime edhe për ndihmën e ai po ja jep Ukrainës. /Klankosova.tv