Aktorja e njohur, Tawny Kitaen, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, këtë kanë bërë të ditur vajzat e aktores për TMZ.
"Ne jemi me zemër të thyer dhe të trishtuar për të njoftuar vdekjen e nënës sonë. Ne thjesht duam të themi faleminderit për të gjithë ju, adhurusit e saj dhe miqtë e saj, që keni treguar gjithmonë mbështetjen dhe dashuri për të. Ju i dhuruat asaj jetën çdo ditë. Na mungon dhe e duam dhe e dimë që trashëgimia e saj do të jetojë përgjithmonë", kanë thënë vajzat e aktores për TMZ-në.
Aktorja njihet si pjesë e serisë së filmit "Bachelor Party". Kitaen vdiq të premten në Neëport Beach, mjeku ligjor ende nuk ka përcaktuar shkakun e vdekjes.
Jeta personale e Taëny ishte e vështirë. Ajo u martua me këngëtarin kryesor të Ëhitesnake, David Coverdale, në vitin 1989, por martesa zgjati vetëm dy vjet. Pastaj u martua me yllin e bejsbollit Chuck Finley - me të cilin kishte dy vajza dhe fundi i kësaj marrëdhënie u tregua katastrofik. Finley pretendoi se ajo e godiste vazhdimisht në fytyrë me takat e saj të larta dhe ajo ishte akuzuar për dhunë në familje. Këto akuza më vonë u hodhën poshtë. Ai bëri kërkesë për divorc tre ditë më vonë. Ajo gjithashtu kishte çështje të abuzimit me substancat dhe u arrestua për posedim të drogës, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.