Lajmet e fundit

Rachael Farrokh, është një aktore amerikane që vuan nga anoreksia.
Ajo ka luftuar me këtë sëmundje për më shumë se 10 vite, dhe së fundmi e ka publikuar një video në YouTube ku e përshkruante betejën e saj me anoreksinë.
Në fillim të këtij viti, Rachael Farrokh, ishte në prag të vdekjes për shkak të kësaj sëmundje, transmeton Klan Kosova.
Ajo në atë kohë peshonte vetëm 18 kilogramë, por me anë të vullnetit dhe ndihmës që kishte marr ka arritur që të shërohet.
Në fillim ajo ishte trajtuar në shtëpi por më vonë është detyruar që të shkojë në spital ku i është nënshtruar trajtimeve fizike dhe psiqike.
Edhe pse ajo vazhdon të jetë e brishtë dhe e ka të vështirë të qëndrojë në këmbë, por ajo ka rifituar peshë dhe duket shumë më ndryshe se disa muaj më parë.
Ajo ka treguar se këtë gjë e ka arritu me qartësinë e mendjes dhe vullnetin e pashterrshëm.