Ylli i Glee, Naya Rivera është zhdukur pasi djali i saj katër vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në një liqen në Kaliforninë Jugore, thonë zyrtarët.
33 vjeçarja mori me qira varkën të mërkurën pasdite në Liqenin Piru, në veri-perëndim të Los Angeles, thotë zyra e Sherifit të Qarkut Ventura.
Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar.
Rivera është e njohur për rolin e tifozes, Santana Lopez në serialin komedik muzikor Glee nga 2009 deri në 2015.
Ajo u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014 - i cili është babai i djalit të saj, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Çifti u divorcua në vitin 2018 dhe kishin kujdestarinë e përbashkët të djalit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.