Lajmet e fundit

Aktorja Shengyl Ismaili ka hapur dyert e shtëpisë së saj për emisionin "Weekend" në Klan Kosova, duke rrëfyer pjesë nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës, ajo ka folur për përvojën e saj si nënë dhe për sfidat e përditshme, si dhe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Ismalili theksoi se kjo ditë nuk ka kuptim nëse gratë nuk respektohen gjatë gjithë vitit.
“8 marsi duhet me u trajtu si çdo ditë tjetër. 8 marsi nuk ka vlerë nëse gruaja nuk respektohet gjatë gjithë vitit. Çka po më vyn buqeta me lule sot, nëse nuk e marr edhe në një ditë të zakonshme gjatë vitit", tha ajo.
Ndiqni intervistën e plotë:
https://youtu.be/VXQveqMO9EM