25.12.2016 · përditësuar para 3488 dite1 min lexim
Aktorja e njohur e filmit ‘’Star Wars’’, Carrie Fisher ka kaluar Krishtlindjet nën kujdesin intensiv në Qendrën e mjekimit UCLA.
Kjo pasi Fisher, pësoi një atak në zemër gjatë një fluturimi nga Londra në Los Angeles, njofton Klan Kosova.
Zyrtarët e spitalit nuk kanë dhënë asnjë detaj të ri, në lidhje me gjendjen e saj, por bëhet e ditur që ajo është ende e sëmurë.
60 vjeçarja u dërgua në spital nga ekipe të departamentit të Zjarrëfikësve në Los Angeles pas mesditës së të premtes.
Gjendja e saj u përkeqësua pas fluturimit të saj 11 orësh ku u raportua se ajo përjetoi dhe disa shqetësime nga lartësia, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.