27.12.2016 · përditësuar para 3486 dite1 min lexim
Aktorja e njohur, Carrie Fisher e njohur edhe si princesha Leia Organa e Star Wars ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.
Kjo u bë e ditur përmes një deklarate që ka bërë zëdhënësi i familjes, Simon Halls në emër të të bijës së Fisher, Billie Lourd.
“Me dhimbje të thellë, Billie Lourd konfirmon se nëna e saj e dashur, Carrie Fisher ka ndërruar jetë në orën 8:55 në mëngjes. Ajo merrte shumë dashuri gjithandej botës, dhe do të na mungojë të gjithëve”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratë poashtu thuhet se familja i falenderon të gjithë për lutjet dhe ngushëllimet.
Fisher ishte duke fluturuar nga Londra për në Los Angeles ditën e premte, më 23 dhjetor kur ajo kishte pësuar një sulm në zemër.
Ajo ishte dërguar menjëherë në spitalin më të afërt ku ishte trajtuar dhe më vonë ishte raportuar se gjendja e saj ishte stabile.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.