30.06.2016 · përditësuar para 3658 dite1 min lexim
Aktorja e famshme, Judi Dench ka bërë tatuazhin e saj të parë për ditëlindjen e 81-të, të cilin e kishte dhuratë nga vajza e saj aktorja, Finty Williams, transmeton Klan Kosova.
"Carpe Diem" thuhet në tatuazhin e saj të cilin e ka bërë në dorë.
“Kjo është motoja ime "Carpe Diem", ka thënë ajo. “Tatuazhin ma bëri dhuratë vajza për ditëlindjen time dhe mendoj se kjo është dhurata më e bukur që kam marrë deri tani,” ka shtuar Dench.
Dëshira e Judi Dench për të bërë tatuazh ishte e kahmotshme. Kohë më parë ajo ka thënë se kishte zgjedhur një simbol, por nuk ishte plotësisht e sigurt.
"Egziston një simbol indian që më pëlqen,i cili supozohet se përfaqëson jetën dhe dashurinë dhe gjithçka".
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.