Aktori i njohur i Bollywood, Sonu Sood, është bërë ‘hero’ në Indi.
Ai vazhdimisht është duke punuar për të rregulluar oksigjenin, barnat dhe shtretërit e spitalit me ekipin e tij që merr deri në 25 mijë kërkesa në ditë.
Kur izolimi i vitit të kaluar bllokoi miliona punëtorë emigrantë, ai shpërndau ushqime dhe sende të tjera dhe rregulloi autobusë për t’i çuar në fshatrat e tyre.
Sood kohën e fundit kontraktoi vetë virusin por vazhdoi të bënte thirrje për ndihmë ndërsa ishte në karantinë.
“Më vjen shumë keq kur marr telefonata të dhimbshme nga adoleshentët që thonë se kanë humbur tashmë njërin prind dhe më kërkojnë ndihmë në shpëtimin e të dytit”, tha aktori për BBC, transmeton Klan Kosova.
“Qeveria na dështoi, ata nuk ishin të përgatitur”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.