29.05.2019 · përditësuar para 2600 dite1 min lexim
Thomas Middleditch kishte punuar me Leonardo DiCaprion në filmin The Wolf of Wall Street dhe tani ka folur rreth asaj se si u ndie kur e takoi.
Para se të ishte pjese e kastit të Silicon Valley të kanalit HBO, Thomas aktroi në “Stratton Broker in a Bowie” film ky i nominuar për Oscar.
“Ai është i gjatë, simpatik, ia shtrëngova dorën, ai më shikoi në sy dhe unë i thash vetes: “E kuptoj – E kuptoj pse i ndodhi atij”, tha Thomas gjatë paraqitjes në emisionin e IMDb.
“Ai është dhuratë nga perëndia, ai është engjëll, dhe këmbët e tij nuk prekin – asnjëherë. Unë u shkriva. Doja që të më mbante, ndoshta të më shtrëngonte, të më jepte një puthje të vogël në faqe – në buzë, zgjedhja e tij”.
Thomas tani mund të shihet në projektin Godzilla: King of the Monsters.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.