Joey Morgan, aktori i njohur për rolin e tij të parë në filmin “Scouts Guide to the Zombie Apocalypse” ka vdekur në moshën 28 vjeçare.
Në film, Joey luajti rolin e Augie Foster së bashku me një grup yjesh në rritje në atë kohë, duke përfshirë Tye Sheridan, Logan Miller dhe Halston Sage.
Regjisori i filmit Christopher Landon hyri në Twitter të dielën për të ndarë lajmin shkatërrues për vdekjen e Joey.
“Joey Morgan erdhi në jetën time gati 9 vjet më parë kur bëra Scouts. Ai ishte i qetë, qesharak, inteligjent dhe i zhytur në mendime. Dhe kur kamerat u rrotulluan ai ishte magnetik. Ai vdiq sot dhe lajmi është zemërthyes. Jam i nderuar që e kam njohur”, shkroi Christopher në Twitter së bashku me një emoji me zemër të thyer.
Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.