Aktori që luajti kapitenin Kirk në serialin “Star Trek” do të nisë një udhëtim në hapësirë.
Kompania e udhëtimit hapësinor “Blue Origin”, e miliarderit amerikan, Jeff Bezos, konfirmoi se William Shatner do të fluturojë nga Teksasi më 12 tetor.
Në moshën 90 vjeçare, aktori do të bëhet personi më i vjetër që ka fluturuar në hapësirë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Kam dëgjuar për hapësirën për një kohë të gjatë tani. Po shfrytëzoj rastin për ta parë vetë. Çfarë mrekullie", ka thënë Shatner në një deklaratë.
Shatner do të bashkohet me tre persona të tjerë në raketën “New Shepard” të “Blue Origin” për fluturimin e dytë njerëzor të kompanisë në hapësirë.
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, u bashkua me fluturimin e parë të ekuipazhit në korrik, së bashku me vëllanë e tij, një 82 vjeçar, pionier i garës hapësinore, dhe një student 18 vjeçar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.