31.03.2019 · përditësuar para 2659 dite1 min lexim
Aktori i famshëm, Nicolas Cage, si duket është penduar pasi u martua javën e kaluar në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.
Ai ka kërkuar anulimin e kurorëzimit, vetëm disa ditë pasi u martua me të dashurën e tij, Erika Koik me pretendimin se ishte "shumë i dehur".
55-vjeçari u martua zyrtarisht me partneren e tij të shtunën e kaluar që shënonte martesën e katërt të Cage.
Cage në të kaluarën ka qenë i martuar me Patricia Arquette (1995-2001), pastaj me Lisa Marie Presley për katër muaj në vitin 2002, si edhe me Alice Kim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.