Lajmet e fundit

Aktori i njohur i filmit “Back to the Future” Michael J Fox, është zotuar se do të dhurojë 100,000 funte për të financuar zhvillimin e një aplikacioni të ri përmes të cilit monitorohen simptomat e sëmundjes Parkinson.
Aktori i cili jeton me sëmundjen e gjatë të çrregullimit të sistemit nervor qendror, i ka dhuruar paratë studiuesve të Universitetit të Londrës.
Përmes këtij donacioni mundësohet jetësimi i konceptit të një aplikacioni i cili monitoron simptomat e kësaj sëmundje dhe zhvillimin e saj.
Fondacioni “Michael J Fox Foundation for Parkinson’s Research”, i cili është krijuar në vitin 2000, ka dhuruar më shumë se 50 milionë funte për të financuar studimet e Parkinson.