Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se bashkë me aktorët rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nënshkruar një ujdi që nga janari atyre tu rriten pagat.
Të dy palët u dakorduan që të ketë ngritje të pagës jo vetëm për këtë kategori por për të gjithë krijuesit dhe performuesit.
Edhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të TKK-së, Ismet Azemi, tha se pas disa takimeve arritën ujdinë që brenda tre muajve t'i shqyrtojnë të gjitha mundësitë në mënyrë që në janar të marrin pagë me rritje.
Kronikë nga Donika Gashi
https://www.youtube.com/watch?v=mMWxZnQ-0xA&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.