19.06.2016 · përditësuar para 3679 dite1 min lexim
Të gjithe keni parë një pjesë të ndonjë filmi kur një i rritur pyet një fëmijë në mënyrë dramatike ‘’Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?’’.
Por ndonëse edhe një ‘’aktor’’ i tillë u pyet për diçka të tillë, ai sigurisht u përgjigj në mënyra të ndryshme, njofton Klan Kosova.
Disa njerëz zgjodhën të bëhen mjek për të ndihmuar njerëzit për të jetuar, apo si ndonjë zjarrëfikës. Disa të tjerë mbajtën pasion për sportet duke kërkuar të jenë pjesë e niveleve më të larta të atletëve profesionistë.
Por në këto ditë dhe në këtë moshë gjërat tashmë janë pak më ndryshe. Brezi i ri është duke u rritur në një botë të drejtuar absolutikisht nga mediat sociale. Andaj si rezultat i kësaj fëmijët zakonisht kërkojnë dhe duan që të jenë personi që shohin gjatë gjithë kohës të ekspozuar në media.
Kjo më shumë kërkohet për aktorët e Hollywood-it, e që të cilët në veçanti janë një shembull i asaj se çka kërkojnë të jenë.
Ata jetojnë një jetë plot famë, magjepsëse dhe për shkak të ekspozimit të tyre ndërkombëtar ndërmjet mediave dhe filmave të tyre.
Prandaj aktorët janë lehtësisht disa nga njerëzit më të njohur në të gjithë botën, duke bërë kështu që të paguhen me një shumë të mëdha dhe disa me një të tillë mesatare, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund të gjeni një listë prej 5 aktorëve më të paguar në Hollywood:
5) Adam Sandler, 41 milionë
4)Bradley Cooper, 41.5 milionë $
3) Vin Diesel, 47 milionë $
2) Jackie Chan, 50 milionë $
1) Robert Downey Jr. - 50 milionë $
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.