Fushata zgjedhore edhe sot i gjen me vizita të shumta partitë politike.
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku do nis ditën me tubim elektoral në Viti, ku pastaj do të takohet me gratë e Gjilanit. Ai do të zhvillojë takime edhe me banorët e Zhegrës, Hajvalisë e të Matiqanit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal do mbajë dy tubime zgjedhore, njërin në Klinë e tjetrin në Viti.
E kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot mban tubim me qytetarët e Vushtrrisë.
Sakaq Koalicioni për Familjen sot mban tubim në Rahovec.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.