Lajmet e fundit

Akti i lindjes është i jashtëzakonshëm dhe eksperiencë unike për secilën që e përjeton këtë ndjesi.
Qoftë lindje në shtëpi apo në spital, përmes prerjes cezariane apo në një vaskë me ujë, nuk ka dyshin që ardhja në jetë e një foshnje është një moment i mrekullueshëm dhe i veçantë.
Birth Becomes Her, një burim online për fotografi të lindjes, ka organizuar një garë me qëllim që të tregojë sa i fuqishëm është procesi i lindjes, përmes fotografive.
Këtë vit janë dërguar rreth 1,000 fotografi përderisa mbi 20,000 persona kanë votuar për të preferuarën e tyre.
Fitues në këtë garë ishte fotografia e realizuar nga Marijke Thoen, ndërsa kjo garë ka sjellë imazhe emocionuese të procesit të lindjes.







