Kampionët aktual të basketbollit Kosovar, Trepça pas fitores në ndeshjen e 3-të që u zhvillua në Minatori, ka mundësinë të siguroj finalën në rast të fitores ndaj Pejës, në takimin që luhet sot në Karagaçi, me fillim prej orës 19:30.
Peja pas humbjes në ndeshjen e 3-të, ka vetëm një mundësi, fitoren. Përpara publikut të saj, Peja kërkon të mbroj terenin vendas dhe ta synoj ndeshjen e fundit në këtë seri, që potencialisht do të luhej në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.
Kjo sfidë luhet nga ora 19:30 dhe do të mbulohet me transmetim ekskluzivisht në platformën Artmotion, në kanalin Sport2.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.