Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se është në dorën e panelit gjyqësor nëse kjo do të shndërrohet në festë për drejtësinë apo në protestën e pandalshme kundër padrejtësisë, transmeton Klankosova.tv.
“TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale - këtë monstrum politik. Që 16 vjet hetime, që gjashtë vjet paraburgim. Më 16 shtator, Prishtina dhe Haga duhet të bllokohen nga shqiptarët në pritje të vendimit”, ka shkruar ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.