Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale I.Sh, F.V, K.Sh, K.B, F.B, H.Sh, N.M.
Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë 400 kilogramë kokainë që u kapën në Lipjan.
"Të pandehurit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’", thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.
"400 kilogramë kokainë u sekuestruan në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale", thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më pshtë e gjeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova, më 17 maj 2021, kur ishte kapur kjo sasi e kokainës.