Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria Avdullah Vojvoda, për shkak të kryerjes së veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdim”.
Sipas aktakuzës, i njëjti nga 20 korriku deri me 28 tetori i vitit të kaluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, jepte pushime mjekësore për 5 deri në 50 euro.
"I pandehuri akuzohet se nga data 20.07.2025 deri me datë 28.10.2025 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me dashje në cilësinë e personit zyrtar si specialist i mjekësisë familjare, me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete në atë mënyrë që ka lëshuar raporte mjekësore sipas kërkesës së pacientëve duke e ditur se personat në fjalë – pacientët nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, duke i pyetur se çfarë diagnoze t’ua shënojnë me qëllim që të njëjtit këto raporte mjekësore t’i përdorin për hapjen e pushimeve mjekësore në kundërshtim me Ligjin Nr.03/L-212 e Punës, po ashtu ka përshkruar barna pacientëve sipas rekomandimeve të agjentëve farmaceutik, ku pas lëshimit të raporteve mjekësore ka pranuar dobi pasurore - para nga pesë (5) deri në pesëdhjetë (50) euro", thuhet në njoftimin e prokurorisë në Mitrovicë, transmeton Klankosova.tv.
Klankosova.tv pati raportuar në detaje për rastin.
https://klankosova.tv/arrestimi-i-mjekut-ne-vushtrri-dyshohet-se-jepte-pushime-mjekesore-per-10-deri-ne-50-euro/
https://klankosova.tv/ky-eshte-mjeku-1nga-vushtrria-i-arrestuar-per-ryshfet-vitin-e-kaluar-ishte-denoncuar-per-sulm-seksual/