07.09.2022 · përditësuar para 1416 dite1 min lexim
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut, për 21 vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.
Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në 21 raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, njofton Klan Kosova.
Të pandehur sipas aktakuzës janë:1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis) 4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban) 5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim)6) E.B (përgjegjëse për mjedis) Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë.Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.