Lajmet e fundit

Pak minuta më parë veç se ka përfunduar aksioni simbolik të cilën e ka organizuar Lëvizja Revolta pikërisht këtu para hyrjes kryesore Ministrisë së Punëve të Brendshme në kryeqytet, siç kanë thënë protestuesit në lidhje me mungesën e transparencës lidhur me aplikimet për marrjen e shtetësisë së Kosovës, pikërisht ligji për shtetësinë i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, në fakt pikërisht nga kjo Lëvizje që ishin rreth 5 persona që erdhën pikërisht këtu, theksuan se kanë kërkuar detaje nga Ministria e Punëve të Brendshme tash e disa ditë lidhur numrin e aplikimeve për të marrë shtetësinë e Kosovës pasiqë siç thanë është shqetësuese sipas tyre kjo deri sa pohuan që një përgjigje të cilën kanë insistuar që ta marrin pikërisht nga ky institucion akoma se kanë marrë, andaj këtu nga hapësira e MPB-së kërkuan që të marrin përgjigje sa më të shpejtë”, ka thënë gazetarja Barjami, transmeton Klankosova.tv.Ajo po ashtu bëri të ditur se protestuesit kishin vendosur disa pankarta pranë hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas saj, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë duke i larguar protestuesit nga hapësirat e objektit. Ajo shtoi se gjatë ndërhyrjes policore, njëri nga protestuesit është shoqëruar në stacion policor. Sipas informacioneve të raportuara, bëhet fjalë për personin me inicialet R.K.
Po sa përfundojë aksion pati edhe deklarim për media dhe përfundoj krejt aksioni këtu, momentin që janë larguar pak sa nga prona e MPB-së, kanë qenë dy zyrtarë policorë të cilët ishin duke i pritur ata, madje që të dy janë ofruar këtyre pesë të rinjve dhe e kanë marrë njërin nga ta që i cili ishte R.K, ndërsa shokët e tij na thanë se zyrtarët policorë kishin thënë se duhet që ta marrin ,ndërsa nuk i dinë arsyet pse”, shtoi gazetarja Bajrami.