Edhe gjatë natës mes 9 dhe 10 marsit kanë vazhduar kërkimet për Alush Kastratin, 80-vjeçarit nga Zatriqi i Rahovecit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, përmes një njoftimi të lëshuar për media, ka bërë të ditur se ekipet e angazhuara kanë qëndruar në terren duke kontrolluar zona të ndryshme dhe duke punuar pa ndërprerje në kërkim të të moshuarit, transmeton Klankosova.tv.
“Në terren gjatë gjithë kohës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka përcjellë nga afër zhvillimet e aksionit dhe ka qëndruar pranë ekipeve të angazhuara dhe vullnetarëve që po kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët”, thuhet në njoftim.
https://klankosova.tv/policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-80-vjecarit-te-zhdukur-ne-rahovec/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.