Lajmet e fundit

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në aksionin policor kundër fajdeve në Gjakovë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor rajonal i policisë në Gjakovë.
Në këtë aksion janë konfiskuar armë, vetura si dhe shënime që lidhen me vepren penale, njofton Klankosova.tv
9:20 - Aksioni kundër fajdeve në Gjakovë: Konfiskohen armë dhe vetura
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.
Në këtë aksion janë arrestuar tre persona derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Po ashtu edhe si prova materiale janë konfiskuar armë, vetura dhe shënime që lidhen me veprën penale.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
"Në aksion janë konfiskuar armë dhe vetura e po ashtu edhe shënime që lidhen me veprën penale në fjalë " - tha Graishta.
8:30 - Policia në aksion kundër fajdeve në Gjakovë, tre të arrestuar
Policia ka nisur një aksion kundër fajdeve në Gjakovë.
Në këtë aksion janë arrestuar tre persona, derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
"Po mund të konfirmojë se në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve. Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Janë bastisur shtatë lokacione " - tha Graishta.