Lajmet e fundit

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së marte, në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.
Në këtë aksion janë arrestuar tre persona derisa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Po ashtu edhe si prova materiale janë konfiskuar armë, vetura dhe shënime që lidhen me veprën penale.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
"Në aksion janë konfiskuar armë dhe vetura e po ashtu edhe shënime që lidhen me veprën penale në fjalë " - tha Graishta.
https://klankosova.tv/policia-ne-aksion-kunder-fajdeve-ne-gjakove-tre-te-arrestuar/