Lajmet e fundit

Policia është duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
"Për detaje dhe informacione shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të tij", tha Hoxha.
Në media është raportuar se aksioni ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve.
Raportohet po ashtu se ka edhe të arrestuar.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.