10 kilogramë e 224 gramë kokainë janë kapur sot nga policia në magjistralen Fushë Kosovë - Prishtinë.
Droga e kap vlerën e 450 mijë eurove, teksa një person me inicialet Z.J është prangosur në këtë aksion.
Substanca narkotike u gjet brenda veturës të cilën e drejtonte i dyshuar.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i ka përgëzuar autoritetet e rendit.
Sveçla tha se "Krimet do të luftohen pa dallim".
"Të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit", tha i pari i MPB-së.
https://klankosova.tv/policia-sekuestron-mbi-10-kilograme-kokaine-ne-vlere-prej-450-mije-euro/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.