Lajmet e fundit

10 persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Pejë, gjatë një aksioni kundër bixhozit, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Gjatë aksionit janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë.
Personat e ndaluar dyshohen për veprat penale të ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjatë bastisjes së 12 lokacioneve, nuk janë gjetur edhe gjashtë persona, të cilët mbeten në kërkim policor.
Si prova materiale janë konfiskuar:
Para të gatshme – 4 mijë e 423 euro;
Dy aparate të lojërave të fatit;
25 telefona mobile;
Dy DVR;
Materiale/dokumente relevante për rastin.