Mëngjesin e kësaj të marte, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Shkodër, duke realizuar kontroll në lagjen Dobraç, e njohur për lidhjet me fisin Bajri.
Ky aksion është realizuar pas ngjarjes tragjike të ndodhur muaj më parë, ku humbën jetën katër persona në atë që u cilësua si ‘masakra e Dobraçit’.
Ende nuk është konfirmuar nëse ka arrestime gjatë aksionit, i cili ka nisur herët në mëngjes. Hetimet për këtë rast janë marrë nga SPAK për vazhdimin e procedurave të mëtejshme, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.