Lajmet e fundit

Dy persona janë arrestuar në një aksion të Interpolit të zhvilluar në Istog dhe Malishevë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
Kelani tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane.
"Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë", tha Kelani.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS