Lajmet e fundit

Njësitet e Antidrogës janë duke e zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se më vonë, me anë të një komunikate, do të bëhen të ditura detajet lidhur me aksionin e zhvilluar.
"Sot, më 13.10.2022, në Prishtinë, nga njësitet e antidrogës është zhvilluar një operacion policor. Me të dhënat tjera rreth operacionit ju njoftojmë më vonë me një komunikatë," tha Krasniqi.
Klankosova.tv do t'ju mbajë të informuar lidhur me rastin.