Një 63-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ka kishte aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.
Tutje, është bërë e ditur se drejtuesi pasi ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar këmbësorin 73-vjeçar dhe më pas është përplasur me një tjetër makinë.
Ndërkaq, mësohet se 73-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Sarandës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.