Një aksident mes dy veturave është regjistruar ditën e së shtunës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.