Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Gllarevë, ku u përfshinë dy automjete.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ku mbeti i lënduar një person ndodhi rreth orës 16:45, njofton Klankosova.tv
Gashi për Klankosova.tv njoftoi se i lënduari u dërgua fillimisht në QKMF në Klinë, pastaj në spitalin rajonal të Pejës.
Në vendngjarje janë hetuesit e aksidenteve. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksident-trafiku-ne-rrugen-prishtine-peje-policia-ne-vendngjarje/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.