Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas - Komoran.
Në aksident ishin të përfshirë tre vetura.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale në Prishtinë.
Zëdhënësja Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.
"Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor", tha ajo për Klankosova.tv
Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar më herët.
https://klankosova.tv/raportohet-per-nje-aksident-te-rende-mes-tre-veturave-ne-rrugen-drenas-komoran/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.