Sot rreth orës 09:00 të mëngjesit, në fshatin Shtrubullovë të
Drenasit, treni goditi në veturë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, shtoi tutja ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.