Një aksident i rëndë la të vdekur një grua dhe lëndoi dy të tjerë të dielën në vendin e quajtur Qesarat, në rrugën kombëtare Memaliaj-Krahës ku u përplasën tre automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën shtetasja , Dh. I., 29 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit të njërit prej automjeteve, shtetasit L. I., 35 vjeç, i cili mbeti i lënduar rëndë, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Të dy drejtuesit e dëmtuar vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.