Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Stupë të Klinës.
Në këtë rast, treni e ka goditur një veturë.
Klankosova.tv mëson se deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të shenjave të ndalesës nga ana e drejtuesit të veturës.
Ndërkaq të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lëndime të lehta trupore.
Derisa nga Trainkos-i deklaruan për Klankosova.tv se janë në pritje të raportit zyrtar dhe se rasti po hetohet./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/treni-e-godet-veturen-ne-stupe-te-klines-kater-te-lenduar-12/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.