Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër.
Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel, dy të lënduarit janë burrë e grua, kjo e fundit shtatzënë, transmeton Klankosova.tv.
Ata janë transportuar drejt Spitalit të Lezhës, dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.