Një aksident mes tri automjeteve në "Rrugën B" mbrëmjen e së premtes, la të lënduar katër persona.
Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, deklaroi Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.