Një aksident zinxhiror ka ndodhur pasditen e sotme në Bibaj të Ferizajt.
Bazuar në pamjet e dërguara nga lexues të Klankosova.tv, në aksident duket se janë përfshirë tri vetura.
Sakaq, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë për detaje më të hollësishme rreth rastit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.